Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes së liderit të ISIS-it.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.
Ai në një postim në llogarinë personale në rrjetin social Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Lajm i mirë nga presidenti Donald Trump për vrasjen e liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-ve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka shkruar Thaçi.
Theksojmë se, lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.







