Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë.

Thaçi ka shkruar se zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Po ashtu ai ka thënë se as ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar.

loading…