Thaçi ka arritur në Aeroportin e Rinasit nga Haga, është nisur drejt Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Tiranë, pas katër ditë intervistimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Kosoëvs në Shqipëri, Nait Hasani.

Hasani ka thënë për Klanin se tashmë bashkë me Thaçin janë nisur për në Kosovë.

Ndryshe, arritja e presidentit në Kosovë pritet rreth orës 19:30. Për ta pritur në kufi kanë dalur disa persona.