Presidenti

Thaçi ia konfirmon Zaevit: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit për krijimin e “Mini Shengenit” ballkanik

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për të krijuar minishengenin ballkanik.

Presidenca ka konfirmuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ia ka konfirmuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Kosova nuk merr pjesë në këtë samit.

Në këtë Samit, përveç Kosovës nuk do të marrin pjesë as përfaqësues të Malit të Zi. /Ballkani.info/

loading…