Thaçi: I mërzitur nga lajmi për Trumpin, i uroj në emër të popullit shërim të shpejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i mërzitur, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerirkës (SHBA), Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania janë infektuar me koronavirus.

Thaçi përmes një reagimi në Twitter i ka uruar shërim të shpejtë çiftit Trump, ndërsa ka thënë se ka besim që ata do ta kapërcejnë këtë sfidë.

“I mërzitur nga lajmet se Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump janë testuar pozitiv për COVID-19. Uroj shërim të shpejtë në emër të popullit të Kosovës, për të dy. Unë kam besim se Trump dhe Melania do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të shërohen shpejt”, ka shkruar Thaçi.