Thaçi i ashpër me deklaratat fyese të Vulin dhe Dacic’it: Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj gjuhës fyese të dy ministrave serb, Ivica Dacic dhe Aleksandër Vulin, duke thënë se kjo është provë e Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ditë më parë në një intervistë ka thënë: “Të mos merremi me amerikanët, gjermanët dhe turqit, më thoni ju mua (duke i’u drejtuar udhëheqësit të emisionit) se çfarë duhet të bëjmë me serbët, të cilët i tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin budallallëqe të ndryshme dhe u tregojnë atyre se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë”.

Kurse, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur të premten mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku thuhet se Porti i Durrësit do t’i takojë Kosovës.

Vulin i është drejtuar shqiptarëve me termin ofenduar “shiptari”, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.

E ndaj këtyre fyejve ka reaguar presidenti, Hashim Thaçi i cili është shprehur se këto deklarata janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste ndaj Kosovës.

Ai tutje ka thënë se veprimet e tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin.

“Deklarata fyese të Dacic & Vulin twds. viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. #Kosovo. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin” ka shkruar ai.