Thaçi: FSK është trashëgimtare e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e Luan Haradinajt

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka parakaluar para trupave të Ushtrisë së Kosovës.

Ai në fjalimin e tij para ushtarëve, tha se duke qenë trashëgimtare të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinajt, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë garantueset e përjetshme të ekzistencës së shtetit të Kosovës, i shpallur 12 vjet më parë.

“Ato janë nderi, krenaria dhe përjetësimi i vlerave më sublime të shtetit tonë”, tha presidenti në fjalin e tij.