Në librin “Lindja e një demokracie”, me autor shkrimtarin francez Jacques Baudouin, i cili kishte mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të Bernard Kushner, janë publikuar detaje interesante për kontaktet e UÇK-së me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, e cila njihet ndryshe si CIA, transmeton Demokracia.com.
Autori francez e ka vlerësuar lart vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe ka dhënë detaje interesante për takimet dhe bisedën mes CIA-s amerikane dhe përfaqësuesve të UÇK-së.
Jacques Baudouin ka folur për zhvillimet e hershme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Shumë shpejt UÇK-ja numëroi në radhët e veta rreth dyzet anëtarë. Disa prej tyre kishin një vizion të zgjeruar të qëndresës: ata nuk e donin këtë qëndresë vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Preshevë, ngado ku shqiptarët ndiheshin të poshtëruar. Ata ëndërronin për një
Më tutje shkrimtari francez ka treguar se “sipas disa burimeve, Kadri Veseli kishte takuar disa agjentë të CIA-s që në vjeshtë 1996, në Zvicër. Amerikanët kishin shtuar se ishin kundër çdo ndryshimi të kufijve. Thaçi dhe shokët e tij ishin plotësisht dakord me këtë, aq më tepër që për ta UÇK-ja ishte një lëvizje për çlirim kombëtar dhe jo një platformë politike, ideologjia e së cilës mund të shpinte në aventuara të rrezikshme: çimentimi i saj ishte qëndresa kundër Serbisë dhe çlirimi i vendit“.







