Presidenti i Kovovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në organizimin e Francës për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi u takua me liderët botëror – me presidentin amerikan, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin si dhe liderë tjerë si Macron, Merkel, Erdogan.

Thaçi tha se e ka ftuar Trump-in ta vizitojë Kosovën, por edhe Putinin.

“Nëse Putini viziton Kosovën ne do ta presim me ceremoninë më të lartë shtetërore”, tha Thaçi në Klan Kosova.

Thaçi para disa muajsh ka ngritur në pah idenë e korigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë. /Ballkani.info/