Presidenti

Thaçi dëshmon në gjykatë, tregon se kush e njoftoi se ishte cak i vrasjes nga “Syri i Popullit”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka nisur dëshminë e tij në gjykatë në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Ai në fillim të fjalës së tij ka treguar se kush e ka njoftuar se është cak i grupit që po gjykohet për terrorizëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai tha se njoftimi për këtë i është dhënë para se të ndodhte atentati ndaj avokatit Azem Vllasi, ku ky i fundit kishte mbetur i plagosur.

“Autoritetet shtetërore të sigurisë më kanë njoftu ditë ose javë më parë për kanosje ndaj meje, para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi”, tha Thaçi në gjykatë.

Kujtojmë se para se Presidenti të nisë dëshminë e tij, trupi gjykues ka marrë vendim se që mediat të mos lejohen të incizojnë me audio ose video dëshminë në gjykatë të të parit të vendit, edhe pse prania e mediave në sallë është e lejuar.