Thaçi: Çdo justifikim i kryeministrit Kurti për mos-shkarkim të Rakiqit është i paqëndrueshëm

Opinionisti Jusuf Thaçi vlerëson se ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq do të duhej të ishte i shkarkuar nga kryeministri Kurti.

Thaçi ka shkruar se për Rakiqin tashmë do të duhej të ishte thënë ish-ministri Rakiq.

“Tashmë do të duhej të kishin kaluar së paku 24 orë gjatë të cilave në vend të “ministri Rakiq” do të duhej të ishim duke thënë “ish-ministri Rakiq”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ish-zëvendësministri i Arsimit, ka thënë se çdo justifikim i kryeministrit Kurti për mos-shkarkim të Rakiq është i paqëndrueshëm.

“Bazuar në veprimet e djeshme të ministrit Rakiq, çdo justifikim i kryeministrit për mos-shkarkimin e tij, apriori është justifikim i paqëndrueshëm”, ka shkruar ai.