Thaçi bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nderuar të rënët e familjes Jashari më 5,6 dhe 7 mars.

Me këtë rast ai ka thënë se sakrifica dhe heroizmi i Jashararjve është zëri i ndërgjegjes së të gjithëve.

Thaçi shtoi se familja Jashari bën atë që të tjerët ku do në botë nuk e kishin bërë, sakrificën mu sublime për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.

I pari i vendit tha se, lufta heroike e komandantit Adem Jashari do të shërbej si udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.

“Po shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët ku komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari bën atë që të tjerët kudo në bot nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar. Lufta heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit në të njëjtën kohë është edhe udhërrëfyesi për të ardhmen për shtetin e Kosovës për kombin shqiptar për të ardhmen e Kosovës që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s e BE-së, që të jemi një vend i zhvilluar i progresit një vend që do të ndihet mirë çdo qytetar për të jetuar do të ndihet edhe krenar, lavdi dëshmorëve te kombit, lavdi komandantit legjendar Adem Jashari”, u shpreh Thaçi.