Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media deklaroi se mbrëmë pasi është kthyer nga puna është ngrohur me batanije.
Kurti gjatë kësaj konference tha se shpreson se përgjigja e tij të mos e shtyjë deputetiin, Bekim Haxhiun që të thërras konferencë për medie.- Advertisement –
“Unë edhe kur kam qenë në opozitë nuk kam kritikuar dikënd që ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike. Pjesën më të madhe po më bien në makinë, ose në Qeveri, e mbrëmë kur kam shkuar vonë jam ngrohur me batanije. Po shpresoj që kjo nuk do ta bëjë që deputeti Bekim Haxhiu të thërras konferencë për media”, tha Kurti.
Ndonëse pas një deklarate të tillë, Haxhiu nuk doli në konferencë për media. Janë qytetarët ata që po mundohen t’i gjejnë zgjidhje kryeministrit, kjo sepse në Facebook tashmë është hapur grupi “Të dhurojmë dru për Kryeministrin”.

Kujtojmë se dje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, publikoi një manual nëpërmjet së cilit udhëzoheshin qytetarët si të kursejnë energjinë elektrike. Kurse, sot ngrohtorja e kryeqytetit është ndalur për të gjithë konsumatorët.
Sipas njoftimit të Termokosit kjo ka ardhur shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.







