Tha se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës, Kurti e fton në Prishtinë kongresistin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se e ka ftuar për vizitë në Prishtinë kongresistin amerikan, republikanin Gregory Meeks, pas takimit me të në Washington të SHBA-së.

Kurti diçka të tillë e ka thënë në ‘Twitter’-in e tij teksa ritheksoi deklaratat e Meeks, se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës dhe krimet e kryera në të kaluarën, shkruan lajmi.net.

“I nderuar që takova Gregory Meeks. Meeks riafirmoi se marrëdhëniet me Kosovën janë të rëndësishme për SHBA-në dhe se Serbia duhet të njohë krimet e së kaluarës dhe Republikën e Kosovës”, shkruan Kurti.

“Mezi pres ta mirëpres atë në Prishtinë”, përfundon postimi i Kurtit në ‘Twitter’.