Tha se bombardimi i Jugosllavisë ishte duhur, në Serbi bëjnë thirrje që ambasadori gjerman të kërkojë falje

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb  gjatë ditës së djeshme tha se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por ishte i nevojshëm si reagim, sepse duhej të parandalohej katastrofa humanitare dhe gjenocidi në Kosovë.

Ndaj kësaj deklarate të Scheib ka pasur reagime të shumta në Serbi.

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë dhe Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq ka reaguar duke thënë se kjo deklaratë ishte e turpshme.

“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit dhe vazhdimi i fushatës së disa vendeve perëndimore për të shpallur popullin serb si gjenocidal”, thuhej në deklaratë.

Sipas Popoviq është  “veçanërisht perfide” që Ambasadori Shib e tha dhe se sipas tij kjo është një përpjekje tjetër nga përfaqësuesit e kombit gjerman për të falsifikuar historinë.

Në këtë deklaratë, ai kërkoi nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që sipas tij, ai bëri.