Teuta më afër titullit të kampionit në Shqipëri, Vllaznia shokon Partizanin

Teuta e Durrësit mund ta fitojë titullin e kampionit në xhiron e fundit të Kategorisë Superiore që luhet javën tjetër. Kjo pasi në ndeshjen e xhiros së 35-të, të luajtur të premten ka luajtur pa gola në udhëtim te Laçi.

Barazimi i Teutës dhe humbja e Partizanit në shtëpi nga Vllaznia e Shkodrës (1:0), i ka mundësuar ekipit nga Durrësi që të renditet në pozitën e parë në tabelë kur ka mbetu redhe një xhiro deri në fund të këtij edicioni. Teuta ka 63 pikë, sa i ka edhe Vllaznia në pozitën e dytë por që ka goldallim më të mirë se shkodranët. Humbja ka bërë që Partizani të bie në pozitën e tretë në tabelë me 62 pikë derisa Laçi është i katërti me 61 pikë të tubuara.

Ndërkohë, Skënderbeu e ka konfirmuar mbetjen në elitë me fitoren 2:1 në shtëpi ndaj skuadrës së Kukësit.

Në xhiron e fundit, Teuta e pret Apolloninë që tashmë ka rënë nga Kategoria Superiore derisa Vllaznia në Shkodër do të përballet me Laçin.