Teuta Haxhiu: Qeveria Kurti kundërligjshëm paska ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri

Nëpërmes një postimi në facebook, deputetja Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Kurtit, i cili ka ndarë ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.

Ajo theksoi se për herë të parë Qeveria Haradinaj, para 2 viteve e kishte ndalur praktikën e dëmshme ku qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ngarkohej në faturë pagesa shtesë për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa Kurti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.

“Qeveria Kurti ka ndarë 15 milione euro për rrymën e pa paguar të serbëve ne veri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky i vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesave të shumta nga Avokati i Popullit, I cili vazhdimisht në raportet e tij, e theksonte këtë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Haxhiu.

Pyetja ime per Albin Kurtin është: A është edhe kjo një marrëveshje e rradhës e fsheftë me Listën Serbe?