Teuta Haxhiu: Në Rashkë janë gjetur 16 trupa të pajetë të shqiptarëve

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, deklaroi në Kuvendin e Kosovës se sipas informacioneve që ka numri i trupave të pajetë të shqiptarëve të masakruar që janë gjetur së fundmi në Rashkë të Serbisë, është 16.

Edhe pse akoma nuk është konfirmuar numri i trupave të pajetë që janë gjetur në rajonin e Rashkës, deputetja Haxhiu tha se bëhet fjalë për 16 trupa.

“Nga aty janë gjetur 16 trupa të pajetë të shqiptarëve të masakruar, pas 20 vitesh”, tha Haxhiu në Kuvend.

“Shqiptarët që u masakruan në Kosovë u bartën në tokën e armikut, kurse luftëtarët tanë luftuan në tokën e vetë”, shtoi ajo ndër të tjera.

Tutje, Haxhiu tha se të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë sonë dhe tema e të pagjeturve duhet të na bashkojë e jo të na ndajnë.