Teuta Haxhiu i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit: AAK do të jetë fituese e zgjedhjeve

Deputetja nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë për Kosovën, Teuta Haxhiu përmes Facebookut ka thënë se AAK do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“Fitorja e AAK-së në këto zgjedhje është e pa diskutueshme,prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takoj AAK-së”.

Ajo ka thënë se ata që po e fyejnë Kryeministrin Haradinaj e kanë të qartë se kush do të fitojë.

Tutje deputetja e AAK-së tha Shefi i Grupit Parlametar të LDK-së është duke vajtuar. “Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

loading…