Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në facebook për sondazhet të cilat sipas saj janë krijuar nga disa akterë të opozitës me preteksin se ata akterë kanë vërjetur se rënia e tyre është e madhe se se rritja e besimit për Kryeministrin Haradinaj dhe AAK-së është shumë e madhe.
Sipas saj , “Kosova është duke dëshmuar se jemi shtet me dinjitet dhe qëndrojmë në këmbët tona.
Se demokracia vlerësohet shumë , edhe si katalizator i ngritjes dhe zhvillimit në tërësi”, ka shkruar ajp në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Disa akterë të opozitës kan filluar të fyejn dhe shpifin pa fije turpi, dhe krejt kjo pasi që në sondazhet e vet-porositura e kan vërejtur se rënia % e tyre është e madhe, edhe si derivat i humbjes së besimit në ta, dhe rritjes së besimit për Kryeministrin Haradinaj dhe AAK- në.
Sot ,Kosova është duke u ndërtuar me infrastrukturë moderne.
Kosova tashmë e ka mbrojtjen e vet( Ushtrinë e Kosovës).
Kosova po pavarësohet edhe në Energji.
Kosova e nacionalizoj Trepçen, këtë aset jetik për të ardhmen e saj.
Kosova e 100 % ndaj Serbisë është më e fortë dhe e vendosur si kurr më parë.
Kosova me fuqi dhe energji të reja sportive.
Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
Kosova me ligjin për viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Kosova me ligjin për mësuesit e viteve të 90-ta
Thjeshtë , Kosova është duke dëshmuar se jemi shtet me dinjitet dhe qëndrojmë në këmbët tona.
Se demokracia vlerësohet shumë , edhe si katalizator i ngritjes dhe zhvillimit në tërësi.
Sepse mbi të gjitha respektohet edhe mendimi kundër edhe kritikat dhe dallimet opozitare e dëshmojnë këtë realitet të ri –







