aksion

Tetovë: Sekuestrohen 50 kg marihuanë

Gjatë një aksioni të SPB Tetovë në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, Në Tetovë, saktësisht në rrugën 29 nëntori, janë gjetur dhe konfiskuar 50 kg marihuanë, njofton AlsatM.

SPB Tetovë, paralajmëron luftë të ashpër kundër shpërndarësve të drogës dhe sidomos përdoruesve të saj, me theks të veçantë, përdoruesit e moshave të reja, siç janë nxënësit e shkollave të mesme, siç ishte rasti i arrestimit të sotëm të dy të rinjve të cilët janë kapur në flagrancë duke përdorur marihuanën.