Maqedoni

Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Qyteti shqiptar në Maqedoninë perëndimore, Tetova dhe Tuzlla, qytet industrial në Bosnje dhe Hercegovinë, janë në mesin e 10 qyteteve evropiane me përqendrimin më të lartë të grimcave toksike në ajër, sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për 2018.

Sipas organizatës, Tetova dhe Tuzlla mbështeten shumë në qymyr në industrinë dhe ngrohjen shtëpiake. Emetimet e larta të gazeve të vjetra, gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ndotje.

Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni rreth 1350 njerëz në vit humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit nga grimca të vogla, ndërsa kostot e ekonomisë tejkalojnë 200 milionë euro.