Një tetëvjeçare nga Sllovakia ka vdekur si pasojë një aksidenti që ndodhi sot në Gjirin e Lalëzit.
Mediat shqiptare raportojnë se ajo u godit për vdekje nga një automjet, të cilin e voziste një 18-vjeçar.
Sipas tyre, vogëlushja ka vdekur në spital.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Ndërkohë i dyshuari (shoferi i automjetit) është shoqëruar për në stacionin policor.







