Tetë të vdekur e 339 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Sipas të dhënave më të fundit, 339 raste të tjera të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.

Institucionet shëndetësore të shtetit serb kanë njoftuar se tetë persona kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 9.436 njerëz për COVID-19.

Ndryshe, aktualisht 162 pacientë janë duke marrë trajtime me oksigjeno terapi.