Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova ka bërë të ditur se tetë persona të lënduar nga ky aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.

@ballkani.info Aksident i rëndë zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”. #aksident #ibrahimrugova #kosova🇽🇰 #prishtina #kosovatiktok #bigbrother #fyp ♬ original sound – Ballkani.info

Tutje, ai është shprehur se tashmë shtatë prej tyre janë liruar dhe njëri është duke marrë ende trajtim.