Tetë raste të reja në Pejë dhe disa të shëruar nga fshati Llugagji

Sonte në Komunën e Pejës janë konfirmuar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se gjatë 48 orëve të fundit shumë mostra nga kjo komunë janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për testim.

“Nga 24 mostrat e dërguara 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai.

Loci thotë se nga këto mostra janë edhe disa punëtorë shëndetësorë që për fat të mirë kanë rezultuar negativ në testin e coronavirusit.

“Në mesin e këtyre testimeve janë edhe disa të shëruar nga fshati Llugagji”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se mostrat e dërguara kanë qenë nga qyteti i Pejës dhe disa nga fshati Llugagji.

Në Komunën  e Pejës tashmë rezultojnë 15 persona të prekur nga COVID-19, ku disa prej tyre që janë nga fshati Llugagji sipas Petrit Locit janë shëruar.