Tetë raste pozitive me COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 4,136 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 8 qytetarë ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.

Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.