Aksioni në veri

Tetë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Raportohet se nën pranga kanë përfunduar nëntë doganier dhe një polic, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.