Testohet siguria që VW Sharani ofron gjatë aksidenteve, nuk del aq mirë

Volkswagen Sharan ka marr 4 nga 5 yjet e sigurisë në testin për aksidente ‘Euro NCAP’, pavarësisht që dera e pasme e pasagjerit gati u shkëput krejtësisht nga vetura.

Testi NCAP, i cili u bëhet veturave të reja e të vjetra, për të parë se si reagojnë ato gjatë përplasjeve dhe sa janë të sigurta për njerëzit, përfshinë goditjen e drejtpërdrejtë të një muri e goditjen nga anash në disa shpejtësi të ndryshe.

Gjatë përplasjes anësore testuese, Sharanit për pak sa nuk ju shkul krejtësisht dera e pasagjerit nga prapa, por pavarësisht kësaj, Sharani ka marrë 4 yje të sigurisë prej 5 sa janë krejtësisht.

Që do të thotë se ai ofron “performancë të mirë në mbrojtje gjatë aksidenteve”.

Euro NCAP në mënyrë periodike teston modelet të cilat kanë kohë që janë në treg, që do të thotë humbje e një ylli të sigurisë nuk është e pazakontë.

Sharan fillimisht është testuar në 2010-ën dhe është vlerësuar me 5 yje të sigurisë, ndërsa tani, Sharani i po të njëjtit vit është vlerësuar me 4 yje të sigurisë.