Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka pranuar 1000 teste nga shteti serb. Veprimi nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët – në një poll të Gazetës Hulumtuese Insajderi – 70% e votuese kanë dalë kundër veprimit të Kryeminsitrit, ndërsa vetëm 30% e kanë mbështetur atë.

Testet nga Serbia rrënojnë imazhin e Albin Kurtit – 70% e qytetarëve votojnë kundër tij

“Serbia nuk kalon”.

Kjo ka qenë motoja më e përdorur e Lëvizjes së Albin Kurtit ndër vite.

Duke e pasur në mendje dhe me vete këtë fjali të ‘shenjt” – aktivistët e Vetëvendosjes kanë kryer shumë aksione – nisur nga protestat kundër zyrtarëve serbëve të ardhur në Kosovë, dhe deri tek kundërshtimi i produkteve me barkodin 860.

Njëjtë nuk vepruan më 17 prill kur në Kosovë hynë 1000 teste për dedektimin e Koronavirusit, ‘donacion’ ky i ardhur nga Serbia, edhe pse në një rrugë fort të dyshimt.

Lideri i Vetëvendosjes, dhe kryeministri i shkarkuar i vendit, Albin Kurti, donacionin e Aleksandër Vuçiqt, e mirpriti.

Lajmi bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Kundërshtari i luftës dhe paqes, ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit u shfaq si humanist tek ballinat e “The New York Times” ose “Reutres”.

Poll-i i Insajderit shemb Albin Kurtin

Gazeta Hulumtuese Insajderi përmes një poll-i ka pyetur kosovarët nëse kanë qenë pro apo kundër pranimit të donacionit nga shteti serb.

Për 24 orë në këtë pyetsor kanë votuar rreth 29 mijë lexues.

20 mijë prej tyre ose 70% kanë thënë se donacioni nuk do të duhej të pranohej nga qeveria e shkarkuar e Albin Kurtit, ndërsa rreth 9 mijë apo 30% kanë thënë se testet e ardhura nga Serbia do të duhej të pranoheshin.