Tesla me përditësim të ri në Model 3

Ky ndryshim do ta bëjë Model 3 edhe më të fuqishëm

Megjithëse Model 3, shpejtësinë nga zero deri në 1090 kilometra në orë e zë për 3.2 sekonda, kjo nuk e ka ndaluar Tesla që të bëjë një përditësim të ri, që ta bëjë edhe më të shpejtë dhe të fuqishëm.

Derisa kjo makinë mund të krahasohet me shpejtësinë që kanë makinat me benzinë si BMW M3 dhe Alfa Omega Giulia Quadrifoglio, makina është përditësuar për shpejtësi më të lartë.

Përditësimi që e bën makinë shumë më të shkathtë në pista të mbyllura, nuk është vetëm ndryshim në softuer, por edhe në pjesën e fortë të makinës.

Në makinën që kushton 55 mijë euro, duhet të investohen me 5,200 euro të tjera, që përfshijnë rrotat e reja me 20 inç, frena e rinj, krahu nga karboni në pjesën e pasme, pezullimi më i ulët dhe pedale nga alumini.

Të gjitha këto, do të bëjnë që shpejtësia t’i ngrihet nga 233 kilometra në orë, në 260 kilometra në orë, që është një rritje shumë e madhe. Vetëm se ky fuqizim, ia shkurton autonominë nga 520 kilometra në 280 kilometra.

Reduktimi në masë të madhe i baterisë, nuk është një gjë aq e mirë, andaj është kërkuar nga Tesla që të zhvillojë një sistem që do ia kursente këto 40 kilometra, ndërsa ta ruaj sistemin e ri që është shumë i mirë.