Një i ri 22-vjeçar me origjinë serbe, Alon Ohel, u rrëmbye gjithashtu në sulmin terrorist të Hamasit në veri të Izraelit dhe nëna e tij, Idit Ohel, familja e të cilit është me origjinë nga Novi Sadi, tha për Kosova Online se ajo djalin e kishin rrëmbyer sepse po merrte pjesë në një festival muzikor
“Ai është një muzikant dhe shkoi në një festival muzikor paqeje, ku ishin rreth 2500 njerëz.” Rreth orës gjashtë të mëngjesit pati një sulm masiv me raketa në zonën ku po mbahej festivali. Ai dhe miqtë e tij shkuan me makinë në një strehë, ku u fshehën nga raketat”, ka treguar ajo çfarë ka dëgjuar nga shoku i djalit të saj.
Ai tha se ishte në strehë me 27 persona të një moshe të ngjashme, të cilët u përpoqën të shpëtonin nga sulmi me raketë.
Në një moment, terroristët e Hamasit kanë ardhur në strehimore dhe kanë tentuar t’i vrasin të gjithë, transmeton Kosova Online.
“Djali im dhe një nga miqtë e tij u përpoqën të kapnin predhat me duar të zhveshura dhe t’i hidhnin jashtë strehës për të shpëtuar njerëzit. Njëri shpërtheu në strehimore dhe plagosi shumë njerëz. Pas shpërthimit, terroristët hynë brenda dhe më nxorën djalin. Ai ishte gjallë dhe u rrëmbye me tre persona të tjerë. I hipën në një kamion dhe u larguan. Shoku i tij më i mirë i pa të gjitha. Ai u plagos dhe u shtir si i vdekur me të dashurën e tij, teksa terroristët qëlluan mbi të tjerët në strehë. Pasi u soll në spital, ai na tha se Alon u rrëmbye dhe u dërgua në Rripin e Gazës”, shpjegoi ajo.







