Myftiu

Tërnava: Nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

I përmendur shumë herë për afërsi me anëtarë të ndryshëm të partive politike, Naim Tërnava, kryeimam i Kosovës ka mohuar të ketë qenë pjesë e ndonjë partie politike.

“Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike’, tha Tërnava.

“Nuk kam pasur ndonjëherë post qeveritar, janë shpifje”, theksoi ai.