Tërmkolli: Sali Berisha mbetet në krye si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë dhe kombit shqiptar

Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tërmkolli thotë se Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë.

Ajo thotë se Berisha mbetet në krye të listës së kombi shqiptar, ashtu siç SHBA-të që janë dhe mbeten miku më i madh i shqiptarëve.

“Sali Berisha mund të futet e të heqet nga lista e në lista të ndryshme. Sigurisht, në ecjen e tij politike e kombëtare, ka e mund të ketë edhe gabimet e tij të vogla a të mëdha. Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, ashtu si’ç SHBA është dhe mbetet miku më i madh i shqiptarëve”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Po ashtu, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’ia ndaluar hyrjen në ShBA.

Ai ka thënë se gjatë 30 viteve në karrierën e tij politike nuk ka egzistuar asnjë akuzë në drejtim të tij nga asnjë person apo insitucion.