Tërmkolli – presidentes: Po i bie që mërgimtarët janë tanët veç për para dhe vota

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka shkruar lidhur me kritikat që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ua bëri autoriteteve zvicerane për mosvaksinimin e shqiptarëve që jetojnë atje.

Tërmkolli shkroi se kjo i bie se mërgimtarët janë tanët vetëm për para dhe vota.

“Shqiptarët që jetojnë në Zvicër, për virus e vaksina qenkan obligim i Zvicrës! Kështu paska thanë hiq më pak se Presidentja e Kosovës! Ndërsa po i bie që janë tanët veç për para dhe për vota! A doni hala?!”, ka shkruar Tërmkolli.

Mediat zvicerane për disa ditë po raportojnë se shqiptarët e kthyer nga Kosova rriten infektimet dhe numrin e të shtrirëve në spitale nga Covid-19. E pyetur për këtë, presidentja Vjosa Osmani i ka hedhur faj shtetit zviceran që nuk ka vaksinuar popullin e tij. Ajo u ka përmendur në Zvicër se Kosova kishte pak infektime deri në gusht, kur erdhën diaspora nga Zvicra dhe vendet e tjera.

“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane t’i bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për gazetën zvicerane, Blick.