Termkolli: Ose marrëveshje finale me Serbinë, ose Albin Kurti bie nga pushteti

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli ka folur për situatën politike në vend, qeverisjen aktuale, rolin e opozitës, si dhe çështjen e marrëveshjes finale mes Kosovës deh Serbisë.

Tërmkolli gjatë një interviste me Telegrafin ka thënë se pritshmëritë e SHBA-së janë që marrëveshja finalje të arrihet brenda mandatit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë të fundit, ajo ka thënë se do të ketë kushtëzim nga ana e SHBA-së: Ose marrëveshje finale, ose Kurti bie nga pushteti.

“Shpejt jo, mbase brenda mandatit të Biden sepse Amerika nuk ka më kohë që të merret më me Ballkanin dhe Kosovën. Mbase e kemi momentin e fundit ku na duhet shumë punë që ne të ulemi bashkë dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka deklaruar ndër të tjera në intervistë ajo.

Ajo pati kritika edhe për opozitën, duke thënë se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka opozitë.

“Fatkeqësia më e madhe në një vend është kur nuk ka opozitë, Kosova nuk ka opozitë. Ne jemi në gjendje të rëndë dyfish sepse nuk kemi as qeveri tamam e as opozitë, sepse nuk po ndodh politikë në këtë vend. E keni parë në Kuvend se me çfarë merren, temat që debatohen. Kuvendi është vendi më i lartë ku merren vendime të mëdha”, u shpreh Tërmkolli.