Tërmeti në Turqi | Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja

Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Euronews Albania raporton se bëhet me fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Mësohet se ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragji. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet turke, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910.

Në Siri, numri i të vdekurve, sipas raportimeve të fundit të Aljazeera, është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.