Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve VIDEO

Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.

Sipas përshkrimit të pamjeve, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.