Lëkundje të forta tërmeti jan raportuar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Deri tani janë regjistruar 5 lëkundje. Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët të cilët dolën jashtë banesave.

Sipas të dhënave nga Prefektura Korçë, tri banesa në fshatin Dvoran kanë pasoja me dëmtime të murreve.

Ndërsa tri të tjera janë raportuar të dëmtuara në fshatin Vidohovë të Devollit. Ka sinjalizime për dëme materiale edhe në zonën e Kolonjës, por jo të konfirmuara zyrtarisht.

Pasojat janë ndier me çarje dhe plasaritje të murreve sidomos në banesat e vjetra. Ende nuk dihet bilanci I plotë I dëmeve materiale nga tërmeti që goditi rajonin juglindor.

Banorët: “Lëkundje të tilla nuk janë ndjerë që nga vitit 1960. Jemi të tmerruar. Janë plasur muret dhe kemi frikë të hyjmë në banesa.”

Tërmeti me magnitudë 5 ishte me epiqendër në Lavdar dhe kishte thellësinë 10 km. Lëkundjet u regjistruan në orën 06:26.