Tërmeti dridhi edhe Slloveninë, shikoni si deputetët braktisin sallën me ngut e frikë VIDEO

Tërmeti i fuqishëm prej 6.3 shkallë të Rihter ka goditur në Petrinje në Kroacinë, e dridhjet u ndjenë në gjithë Ballkanin. Deputetët e parlamentit slloven ishin në mes të seancës e me të ndjerë të dridhurat vjen njoftimi për braktisje.

Sipas EMSC, tërmeti ishte i fuqisë 6.3 dhe kishte qendrën 46 kilometra nga kryeqyteti Zagreb, dy kilometra në jug nga vendbanimi Petrinje në Kroacinë qendrore.

Raportohet për viktimën e gjashtë jo zyrtarisht nga tërmeti në Kroaci deri tani, mes tyre edhe fëmijë.

Pas dridhjes nga i pari u ndje edhe një tjetër që ishte më i dobët – 4.5 shkallë.

Kishte raporte për tërmete në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.