Tërmet tjetër në Kroaci, 3.5 ballë Rihter

Një tërmet i ri ka dridhur Petrinjen në Kroaci rreth orës 19:00, raporton “Index.hr”. Tërmeti raportohet se ishte me magnitudë 3.5 ballë Rihter.

Në Petrinje nga 28 dhjetori ka pasur 374 tërmete, ndërsa në vetëm dy ditë të fundit janë regjistruar 109 sosh.