Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë është regjistruar paraditen e sotme me epiqendër në Velipojë.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në orën 09:37 minuta me thellësi 10 km.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë që brenda vitit Shqipëria është goditur nga një numër i madh i tërmeteve, madje edhe në nëntor të vitit 2019 kishte edhe humbje të jetëve të njerëzve.