Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 2.5 të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Stolacit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Republikës boshnjake.

Tërmeti u regjistrua në 4.04, raporton RTRS.

Tërmeti i këtij intensiteti nuk mund të shkaktojë dëme në ndërtesa, por megjithatë, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale apo ndonjë të lënduar.