Tërhiqet Vjosa Osmani dhe bie pishman, ia vazhdon kontratën William Walkerit

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka lëshuar një letër adresuar mediave. Kësaj letre Zyra e Presidentit e ka quajtur deklaratë të përbashkët të ushtrueses së detyrës së presidentit Osmani dhe Ambasadori William Walker.

Në njoftim thuhet se Vjosa Osmani dhe William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.