Pejë

Tërhiqet trupi i pajetë nga gropa me ujë në Pejë për të cilin Policia u informua dje nga një qytetar

Njësiti i FSK’së ka tërhequr trupin e pajetë, për të cilin dje një burrë e informoi Policinë e Kosovës se ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se trupi është dërguar për obduksion.

“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK-së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.”, tha Gashi.

Për rastin ka njoftuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në raport.

VIDEO BONUS: AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore