Politika dhe sporti

Tërhiqet qeveria italiane, ministri i sporteve: Parësore mbetet autonomia sportive!

Takimi i shumëpritur mes ministrit të Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, dhe botës së sportit italian për ngritjen e një autoriteti teknik dhe të pavarur që do të kontrollojë menaxhimin financiar dhe respektimin e detyrimeve të ndryshme të klubeve profesionale.

FIGC (Federata e Futbollit Italiane), përmes presidentit Gabriele Gravina, përsëriti se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh “Jo agjencisë qeveritare, le të punojmë së bashku për qëndrueshmërinë”. Presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, në vend të kësaj deklaroi se rregulli do të ndryshojë dhe se Abodi i ka dhënë kohë për të diskutuar masat korrigjuese.

Sipas Mauro Balata, president i Lega Serie B , mbikëqyrja e sportit “do të zhvillohet përmes krijimit të një autoriteti të pavarur jo me agjencinë qeveritare”.

Në fund të ditës fjalët e Abodit: “Jam i kënaqur me takimin, shkëmbyem ide. Le të imagjinojmë ndërtimin e një autoriteti – teknik dhe të pavarur – synimi im është të vazhdoj në respekt të plotë të autonomisë së sportit, që ka ka qenë gjithmonë mes prioriteteve të mia së bashku me transparencën, respektin dhe konkurrencën e ndershme,  kam dëgjuar dhe mbledhur qëndrimet dhe sugjerimet e të gjithë anëtarëve në tryezë.

Gjatë mbledhjes, Gravina informoi ministrin për diskutimet që kishte me UEFA-n dhe FIFA-n në lidhje me të ashtuquajturën ‘Agjenci për mbikëqyrjen ekonomike dhe financiare të klubeve sportive profesionale’, duke e vënë në dijeni letrën e mbërritur pranë zyrave të federates si draft propozim përpara se të kalonte në qeveri.

Gjatë takimit, Presidenti Gravina shprehu kundërshtimin e botës së futbollit në lidhje me krijimin e të ashtuquajturës ‘Agjenci e mbikëqyrjes ekonomike dhe financiare të klubeve sportive profesionale’, duke evidentuar pikë për pikë çështjet kritike të konstatuara në analizën e dokumentit që ishte shkruar si draft ligj dhe që i kaloi federates italiane më 3 maj, duke u nisur nga respektimi i parimit të autonomisë sportive të njohur si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Qëndrimi i FIGC-së është i qartë: ky realitet i ri është në kontrast të qartë me ndalimin absolut të ndërhyrjes politike në rregulloret dhe aktivitetet e FIGC-së, të sanksionuar nga nenet: 14 dhe 15 të Statutit të FIFA-s, me të cilin duhet të respektojnë të gjitha Federatat, nën ndëshkimin e sanksioneve të mundshme. Për këtë, duke marrë parasysh që aktiviteti në lidhje me kontrollet e klubeve profesionale dhe pranimet në kampionate i nënshtrohet mbikëqyrjes së kujdesshme të CONI (Komitetit Olimpik Italian), do të kishte gjithashtu kontrastin e qartë me rregullin 24.6 të Kartës Olimpike, i cili kërkon që CONI të ruajë autonomisë dhe t’i rezistojë çdo lloj presioni politik.

Gravina më pas ngriti dyshime për përputhshmërinë e parimit themelor të autonomisë së sistemit sportiv, i sanksionuar historikisht nga sistemi shtetëror dhe i ripërsëritur nga dy vendime të Gjykatës Kushtetuese (të fundit me dënimin 160/2019) dhe të Gjykatës së Kasacionit. Për më tepër, nuk duket të jetë në përputhje me rezolutat e miratuara në nivel evropian, të cilat, deri më sot, kanë njohur gjithmonë autonominë dhe specifikën e sistemit sportiv (me kusht që rregullat dhe masat e miratuara prej tij të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe arsyeshmërisë), por asnjëherë nuk e kanë njohur mundësinë e ndërhyrjeve të autoriteteve qeveritare në aktivitetet e deleguara tek autoritetet sportive. Në këtë drejtim, Parlamenti Evropian ka mbështetur gjithmonë UEFA-n në miratimin e mjeteve homogjene të kontrollit në nivel evropian. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, problemet e zbatimit dhe të përputhshmërisë me sistemin rregullator federal u renditën gjithashtu nga një perspektivë kohore dhe në lidhje me sistemin e sanksionimit.

Duke thënë të gjitha këto, presidenti i FIGC-së ja ka konfirmuar tani ministrit Abodi gatishmërinë e tij për të vepruar me ashpërsi edhe më të madhe në rregullimin e qëndrueshmërisë ekonomiko-financiare, duke ftuar vetë Ministrinë që t’i tregojë udhëzimet e reja CONI-t, përgjegjës me ligj për nxjerrjen e parimeve dhe mbikëqyrjen e punës së Federatave. /Ballkani.info