Kandidatja e partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, Ludivine Daoudi, ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.
Vendimi është marrë pas publikimit të fotos së saj me një kapele të ushtrisë naziste, raportoi sot radio France Bleu, transmeton Ballkani.info.
Siç u raportua nga përfaqësuesit lokalë të Frontit Kombëtar, kandidatura e Ludivine Daoudi u tërhoq sot për shkak të një fotoje të bërë disa vite më parë, në të cilën ajo mban një kapelë nënoficeri të aviacionit nazist të Rajhut të Tretë me një svastikë (kryqi nazist).
Ludivine Daoudi doli e treta në raundin e parë me 19.95 për qind të votave në qarkun e saj.
Fronti Kombëtar u themelua në vitin 1972 nga babai i Marine Le Pen, Jean-Marie Le Pen me dy ish-anëtarë të trupave Wafen SS.
Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë është caktuar për 7 korrik dhe në raundin e parë ekstremi i djathtë fitoi shumicën e votave. /Ballkani.info/







