Pretendimet se Perëndimi ndërhyn në procesin zgjedhor në Serbi dhe qëndron prapa protestave të opozitës në Beograd, nuk janë nisur nga Rusia, por nga Aleksandar Vuçiq dhe Partia Progresive Serbe përmes deklaratave të zyrtarëve të saj dhe mediave, të cilat ajo i kontrollon dhe redakton plotësisht. Kështu ka thënë nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, në një letër të hapur për zëdhënësin e Komisionit Evropian, Peter Stan.

“Është e padiskutueshme që pala ruse është e lumtur për pretendime të tilla, por është e padiskutueshme që vetë ambasadori rus në Serbi (Aleksnadar) Bocan Harchenko deklaroi se presidenti Vuçiq e informoi atë se Perëndimi qëndron pas protestave. Është gjithashtu e padiskutueshme që Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk i ka mohuar pretendimet e ambasadorit Bocan Harçenko. Është gjithashtu e padiskutueshme që kryeministrja Brnabiq falënderoi publikisht shërbimet ruse për ndihmën e tyre, e cila u botua me pompozitet në të gjitha tabloidet dhe televizionet vendase që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar Tepiq.

Ajo i kërkoi Stanit që ta përshkruajë situatën në Serbi me fjalët e duhura.

“Unë po ju kërkoj të filloni të përdorni fjalët e duhura për të përmendur atë që jetojmë këtu dhe çfarë kalojmë në luftën për demokraci, liri dhe drejtësi,” tha Tepiq.

I pyetur në Bruksel se si i sheh BE-ja pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë se BE-ja organizoi protesta në Serbi me qëllim të rrëzimit të qeverisë dhe se një njohuri e tillë ishte marrë nga shërbimet e inteligjencës ruse, Stano u përgjigj të hënën se “disa pretendime se Bashkimi Evropian po përpiqet të ndërhyjë ose inkurajojë procesin e drejtuar kundër qeverisë së Serbisë, dhe këto janë pretendime ruse që duhet të trajtohen”.

VIDEO BONUS: Për çfarë po proteston opozita në Serbi?