“Tepër të rrezikshëm”, 3 kriminelë shqiptarë ekstradohen me çarter drejt Italisë

Tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale janë ekstraduar drejt Italisë.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vjedhja me armë” si dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.

Interpol Tirana

Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:

• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.