Teologu Hamiti: Vëllau im ka 5 ditë që po mbahet në karantinë dhe askush s’po merret me të

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, përmes postimi të bërë në Facebook, ka reaguar në lidhje me Qendrën Studentëve në Prishtinë, e cila është vendosur si karantinë.

Ai ka treguar se si vëllai i tij kishte ardhur nga Sllovenia, dhe është izoluar në karantinë, derisa ka pesë ditë që askush nuk është marrë me të.

Ky është postimi i tij i plotë:

CILI ESHTE ROLI I KARANTINES NE QENDREN E STUDENTEVE ?

Vellai im ka ardhur nga Sllovenia, dhe sot eshte e pesta dite qe kur askush nuk eshte marr me gjendjen e tij shendetesore. Me moshe eshte i ri dhe gezon shendet te plote.

Sa ishte dy jave ne Slloveni, çdo dite ka vrapuar nga 20Km. Ne kufirin e hyrjes ne Kosove e kane kontrollruar mjeket, dhe temperaturen e ka pasur jo me shume 36C. Nga aty e kane marrur policia bashke me shoket e tij udhetar dhe e kane derguar ne qendren e studenteve. Brenda ne konvikt jane te mbyllur dhe nuk lejohen te dalin nga ndertesa e as ne oborr per ajr te paster.

Nuk jam mjek e as ekspert i virologjise, ama deri me sot asnjerit prej te karantinuarve te mos i behet asnje kontroll,kete nuk po e kuptoje.

Brenda konviktit te mbyllur hermetikisht mund te kete ndonje i cili edhe eshte infektuar, por kjo nuk dihet sepse nuk ka kontroll dhe testim.

E nese vetem nje prej te gjithe atyre ne bllok, te jete i infektusr pse ai mos te largohet per te mos i infektuar edhe te tjeret ?! Por nese asnjeri nuk eshte atehere pse te qendrojne ne gjendje te mire shendetesore?

Me mire e me lire do te ishte edhe per buxhetin e shtetit, sikur per te karantonuarit te beheshin testet ne fillim, dhe ata qe dalin negativ te lirohen , me kusht qe te bejne kontrolla te rregullta edhe me pastaj.

Diçka nuk po me duket nuk eshte ne rregull ne kete lloj menaxhimi. Uroje te jem gabim, fundja me krejte dynjane siç thone!!